Rohde: Gjermania partnere e besueshme, e palëkundur dhe e ndershme e Kosovës

Në postimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në platformën “X“, ku shihet ajo së bashku me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka komentuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ai ka shkruar se partneriteti i Gjermanisë do të vazhdojë të zhvillohet me Kosovën, dhe se shteti gjerman do t’i qëndrojë…

Lajme

01/10/2024 15:20

Në postimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në platformën “X“, ku shihet ajo së bashku me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka komentuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ai ka shkruar se partneriteti i Gjermanisë do të vazhdojë të zhvillohet me Kosovën, dhe se shteti gjerman do t’i qëndrojë pranë shtetit të Kosovës.

“Partneriteti ynë i ngushtë do të vazhdojë të zhvillohet dhe Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një mike dhe partnere e besueshme, e palëkundur dhe e ndershme”, shkroi Rohde./Lajmi.net/