Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit shtetas i Shqipërisë për vrasjen mizore në Prizren para 11 vitesh

Prokuroria Themelore në Prizren sot ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.H., shtetas i Shqipërisë mbi dyshimet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë“. I njëjti sipas aktakuzë, para 11 vitesh, konkretisht në 04.06.2013, për motive të ulëta ka privuar së bashku me me tani të dënuarin S.K., në mënyrë mizore nga…

Lajme

01/10/2024 14:18

Prokuroria Themelore në Prizren sot ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.H., shtetas i Shqipërisë mbi dyshimet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë“.

I njëjti sipas aktakuzë, para 11 vitesh, konkretisht në 04.06.2013, për motive të ulëta ka privuar së bashku me me tani të dënuarin S.K., në mënyrë mizore nga jeta viktimën I.K.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Komunikata e plotë më poshtë:

Prizren, 01 Tetor 2024 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.H., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim nga data 30.08.2024, pas ekstradimit nga Mbretëria e Bashkuar, për shkak të dyshimit të bazuar mirë, se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 179 par. 1 nën par. 1.4 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Sipas aktakuzës, me datë 04.06.2013 në periudhën kohore prej orës 03:23min  dhe 06:47min, në Prizren, me dashje privon nga jeta në mënyrë mizore dhe tinzare nga motivet e ulëta së bashku me tani të dënuarin S.K., – viktimën I.K., në atë mënyrë që së bashku me S.K., nga Shkodra-Republika e Shqipërisë, vjen për të vizituar I.K., e cila ishte duke punuar si këngëtare-valltare në Mitrovicë në lokalin “Sh.”, pronë e M.S., me ç’rast takohen në Prizren, ku qëndrojnë në shtëpinë e F.R., ku ajo ka banuar më herët. Pasi që familja nuk është pajtuar lidhur me punën e saj si valltare dhe këngëtare në lokalet e natës, dhe pasi e njëjta nuk është pajtuar të kthehet në shtëpi, papritmas i pandehuri S.H., me thikë së bashku me S.K., fillojnë të godasin I.K., në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar plagë prerëse – shpuese, me ç’rast ka ardhur deri te vdekja e dhunshme si pasojë e gjakderdhjes masive të shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të fortë dhe të prehtë, e që është konstatuar sipas raportit të  autopsisë së kryer me datë 05.06.2013.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./Lajmi.net