Haradinaj: Protestat e 1 tetorit forcuan vendosmërinë e popullit shqiptar për luftë drejt lirisë dhe pavarësisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar sot për protestat e studentëve të 1 tetorit të 1997-tës. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto protesta ishin një moment historik në të cilin rinia studentore dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës u bënë simbol i rezistencës ndaj padrejtësive dhe shtypjes ndaj shqiptarëve. “Atë…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar sot për protestat e studentëve të 1 tetorit të 1997-tës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto protesta ishin një moment historik në të cilin rinia studentore dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës u bënë simbol i rezistencës ndaj padrejtësive dhe shtypjes ndaj shqiptarëve.
“Atë ditë, ata sfiduan regjimin shtypës dhe kërkuan të drejtat themelore, duke ndezur kështu flakën e një lëvizjeje që do të çonte drejt ndryshimeve të mëdha. Ky akt guximtar jo vetëm që paralajmëroi një epokë të re, por gjithashtu forcoi vendosmërinë e popullit shqiptar për luftë drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/