Rrahmani e Korenica ndahen me LVV-në, të martën pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen me AKR-në

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani e Visar Korenica, në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit nuk do të jenë pjesë e këtij subjekti politik. Ata do të jenë bashkë me partinë e AKR-së, e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli. Kjo është konfirmuar edhe përmes një email-i ku të njëjtit nesër mbajnë konferencë për…

Lajme

30/09/2024 20:17

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani e Visar Korenica, në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit nuk do të jenë pjesë e këtij subjekti politik. Ata do të jenë bashkë me partinë e AKR-së, e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli.

Kjo është konfirmuar edhe përmes një email-i ku të njëjtit nesër mbajnë konferencë për media bashkë me përfaqësuesit e AKR-së, Ferid Aganin, Fatmir Smajlin, deputetin Visar Korenica dhe figura të tjera.

Dy deputetët që pritet të largohen nga partia Vetëvendosje, Korencia e Rrahmani kanë qenë kundër disa projektligjeve, sidomos ata kanë kundërshtuar votimin e Kodit Civil.

Njoftimi i plotë:

Kemi kënaqësinë që në emër të deputetit Eman Rrahmani të ju ftojmë në konferencë për media.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara.

Konferenca mbahet nesër më 1 tetor, ditë e martë, ora 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Jeni të mirëpritur!