Bajqinovci: Në veri janë 70 policë serbë, është pesëfishuar dhe raportimi për raste kriminale

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci është shprehur se është gënjeshtër se nuk ka policisë serbë në veri të Kosovës. Deputeti Bajqinovci ka thënë se 70 policë serbë veprojnë në veri, dhe 30 të tjerë boshnjakë. “Kanë gënjyer kur kanë thënë se nuk ka më policë serbë në veri. Është e pavërtetë, janë 70 policisë serbë…

Lajme

30/09/2024 19:11

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci është shprehur se është gënjeshtër se nuk ka policisë serbë në veri të Kosovës.

Deputeti Bajqinovci ka thënë se 70 policë serbë veprojnë në veri, dhe 30 të tjerë boshnjakë.

“Kanë gënjyer kur kanë thënë se nuk ka më policë serbë në veri. Është e pavërtetë, janë 70 policisë serbë në veri, dhe 30 boshnjakë. 150 policë kanë aplikuar tash në konkursin e fundit, dhe ka shumë nga serbët e veriut. Unë mendoj që nuk ka pasur kurrë më shumë zbatim të ligjit, kjo matet duke filluar nga lëvizja e lirë”, thotë Bajqinovci për  Klan Kosova.

Ndër të tjera, ai thotë se është “pesëfishuar numri i raportimeve për raste kriminale, dhunë e gjithçka tjetër prej largimit të policëve serbë që kur kanë hequr uniformat”, tha Bajqinofci.