Bajrami thotë se rritja e depozitave familjare në banka nuk dëshmon rritje ekonomike: Qytetarët janë zhytur në borgje

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrin Hekuran Murati i cili ka thënë se janë rritur depozitat familjare në banka në Kosovë e që sipas tij simbolizojnë rritje ekonomike. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se bashkë me rritjen e depozitave në banka është rritur mbitërheqjet (overdraftet) e qytetarëve në banka.…

Lajme

30/09/2024 17:59

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrin Hekuran Murati i cili ka thënë se janë rritur depozitat familjare në banka në Kosovë e që sipas tij simbolizojnë rritje ekonomike.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se bashkë me rritjen e depozitave në banka është rritur mbitërheqjet (overdraftet) e qytetarëve në banka.

“Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës mbitërheqjet në banka janë rritë nga 1 milardë e 682 milionë euro sa ishin për vitin 2020, në 5 milardë e 342 milionë euro për vitin 2023. Këto janë borxhe afat shkurtra që qytetarët i marrin në banka për të financuar kryesisht konsumin familjar (në plot raste qytetarët hynë minus në bankë ka data 20 e muajit aktual dhe mandej me të marrë pagën në fillim të muajit pasues e kthejnë këtë borxh. Overdraftet i shfrytëzojnë edhe bizneset, jo për investime, me shumë për shpenzime operative)”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se ministri Murati mund të thotë se edhe kjo është “shenjë e rritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit nën qeverisjen e LVV-së”, shkruan lajmi.net.

E vërteta qëndon krejt ndryshe, rritja e çmimeve dhe mungesa e çfarëdo mase nga e qeverisë e ka shtyer një popull të tërë të zhyten në borxhe dhe po një pjesë e qytetarëve që kanë gjendjen finanaciare pak më të mirë po i ruajnë paratë e tyre në banka, sepse po kursejnë, janë të kufizuar në shpenzime, s’po investojë ngase ka mungesë të sigurisë ekonomike dhe jo vetëm”, ka shkruar Bajrami. /Lajmi.net/ 

Postimi i saj i plotë në Facebook: