Ministri Aliu mban nesër konferencë për media, publikohet lista e anëtarëve të Odave të Arkitekteve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu do të mbaj nesër konferencë për media. Në këtë konferencë, do të publikohet lista e anëtarëve themelues të Odave të Arkitekteve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit. Konferenca do të mbahet nesër në ora 12:00 tek Ndërtesa e Qeverisë, “Objekti ish-Rilindja”, Kati përdhese i Ndërtesës në Prishtinë. “Ftoheni të merrni pjesë…

Lajme

30/09/2024 17:15

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu do të mbaj nesër konferencë për media.

Në këtë konferencë, do të publikohet lista e anëtarëve themelues të Odave të Arkitekteve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit.

Konferenca do të mbahet nesër në ora 12:00 tek Ndërtesa e Qeverisë, “Objekti ish-Rilindja”, Kati përdhese i Ndërtesës në Prishtinë.

“Ftoheni të merrni pjesë në Konferencën për media të z. Liburn Aliu, ministër i MMPHI – Departamenti për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim, ku do të bëhet Publikimi i Listës së anëtarëve themelues të Odave të Arkitekteve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit. E martë,  01 Tetor 2024, Ora: 12 : 00 Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, “Objekti ish-Rilindja”, Kati përdhese i Ndërtesës, Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Infrastrukturës. /Lajmi.net/