Musliu-Shoshi në Strasburg, merr pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi po qëndron në Strasburg ku do të marr pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë këtij sesioni do të ketë takime të grupeve politike, komiteteve, dhe sesioni plenar ku do të trajtohen debate lidhur…

Lajme

30/09/2024 16:45

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi po qëndron në Strasburg ku do të marr pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë këtij sesioni do të ketë takime të grupeve politike, komiteteve, dhe sesioni plenar ku do të trajtohen debate lidhur me Azerbajxhanin, Ukrainën dhe Gazan, shkruan lajmi.net.

Siç njofton Musliu-Shoshi, në këtë sesion do të diskutohet edhe për “Propagandën dhe Lirinë e informacionit në Evropë.”

“Sesionit do të i adresohet Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë dhe njëherit President i Komitetit të Ministrave! Për të dy personalitet kam parashtruar edhe pyetje të cilat, nëse më vjen radha të flas do të i ndaj me ju”, ka shkruar ajo në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë në Facebook: