Shala kërkon nga Qeveria të mos ushtroj presion ndaj shërbyesve ligjor që të nënshkruajnë vendime përkundër bazës ligjore

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka bërë një apel drejtuar Qeverisë së Kosovës. Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga Qeveria që të mos ushtrojnë presion ndaj shërbyesve civil të cilët ushtrojnë detyrat në pozicione udhëheqëse, që të njejtit të nënshkruajnë vendime përkundër bazës ligjore, shkruan lajmi.net. “Çdo vendim apo…

Lajme

30/09/2024 16:16

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka bërë një apel drejtuar Qeverisë së Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga Qeveria që të mos ushtrojnë presion ndaj shërbyesve civil të cilët ushtrojnë detyrat në pozicione udhëheqëse, që të njejtit të nënshkruajnë vendime përkundër bazës ligjore, shkruan lajmi.net.

“Çdo vendim apo autorizim nga ushtruesit e detyrave është në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi, dhe përbën shkelje të rëndë. Andaj, ftojmë shërbyesit civil në këto pozicione të mos bien pre e këtyre presioneve sepse do të ballafaqohen me pasoja për të cilat do të merren institucionet e drejtësisë”, ka shkruar Shala. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: