Punimet në lagjen “Banesat e Badha“, Zogaj njofton se do të përfundojnë brenda dy muajve

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se punimet në lagjen “Banesat e Bardha”, pritet të përfundojnë së shpejti të cilat kanë zgjatur e për të cilat edhe banorët kanë dërguar ankesa. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se janë duke bërë gjithçka që punimet të kryhen…

Lajme

30/09/2024 14:43

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se punimet në lagjen “Banesat e Bardha”, pritet të përfundojnë së shpejti të cilat kanë zgjatur e për të cilat edhe banorët kanë dërguar ankesa.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se janë duke bërë gjithçka që punimet të kryhen sa më shpejt, gjë për të cilën tha se pritet të përfundojë brenda dy muajve, para fillimit të dimrit.

“Dua të kërkoj falje për shqetësimet dhe vonesat e shkaktuara nga tejzgjatja e punimeve në lagjen tuaj. Gjatë javëve të fundit kam pranuar me qindra mesazhe ankese, dhe i kuptoj plotësisht vështirësitë që kjo situatë ka shkaktuar në përditshmërinë tuaj. Ju siguroj që po bëjmë gjithçka që është e mundur për të përfunduar projektin sa më shpejt”, ka shkruar Zogaj.

Ai ndër të tjera ka kërkuar nga qytetarët që të kenë durim dhe mirëkuptim gjatë kësaj periudhe.

“Do të vazhdojmë të punojmë intensivisht për të siguruar që projekti të përmbyllet me sukses dhe të ofrojmë një infrastrukturë më të mirë për ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar Zogaj. /Lajmi.net/