Sulmohet fizikisht një person në Prishtinë, sekuestrohen edhe gëzhoja arme

Një person raportohet të jetë sulmuar në Prishtinë. Viktima mashkull ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Po ashtu dyshohet se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në tokë me qëllim për ta frikësuar viktimën, me ç’rast në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur…

Lajme

30/09/2024 08:55

Një person raportohet të jetë sulmuar në Prishtinë.

Viktima mashkull ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar.

Po ashtu dyshohet se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në tokë me qëllim për ta frikësuar viktimën, me ç’rast në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/