U spekulua se mund të përfshihet në politikë, Kastrati flet dhe i jep fund dyshimeve

Së fundmi qarkulluan zëra se edhe drejtuesin e shoqatës së bamirësisë “Jetimat e Ballkanit“, Halil Kastratin, mund ta shohim pjesë të jetës politike në vend. E këta zëra duket se i kanë rënë në vesh edhe këtij të fundit, i cili ka folur për ti dhënë fund kështu dyshimeve, përcjell lajmi.net Ai në një status…

Lajme

28/09/2024 21:20

Së fundmi qarkulluan zëra se edhe drejtuesin e shoqatës së bamirësisë “Jetimat e Ballkanit“, Halil Kastratin, mund ta shohim pjesë të jetës politike në vend.

E këta zëra duket se i kanë rënë në vesh edhe këtij të fundit, i cili ka folur për ti dhënë fund kështu dyshimeve, përcjell lajmi.net

Ai në një status bërë së fundmi në  llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se informacionet e tilla nuk janë të vërteta, duke shtuar madje se as nuk e ka ndonjë synim të tillë.

“Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e asnjë partie politike“, shkroi Kastrati./Lajmi.net