Kurti: Diaspora me rol vendimtar në avancimin e imazhit të Kosovës

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti së bashku me shefen e diplomacisë Donika Gërvalla takuan artistë e profesionistë të rinj të diasporës sonë që jetojnë e veprojnë në Nju Jork. Në këtë takim, Kurti theksoi rolin e diasporës dhe artistëve e profesionistëve të rinj në kultivimin e një tradite të…

Lajme

28/09/2024 18:10

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Albin Kurti së bashku me shefen e diplomacisë Donika Gërvalla takuan artistë e profesionistë të rinj të diasporës sonë që jetojnë e veprojnë në Nju Jork.

Në këtë takim, Kurti theksoi rolin e diasporës dhe artistëve e profesionistëve të rinj në kultivimin e një tradite të pasur kulturore, e cila jo vetëm që forcon lidhjet kulturore dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, por ka edhe rol vendimtar në avancimin e imazhit të Kosovës.

“Për Qeverinë, diaspora është pjesë e pandashme e Kosovës dhe shoqërisë sonë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Kurti shtoi se Qeveria do të vazhdojë përpjekjet për krijimin e një ambienti të favorshëm krijues kulturor, me qëllim të zhvillimit të talenteve të rinj, ku vetëm për këtë vit ka ndarë buxhet të lartë prej tetë milionë eurosh.