Nagavci: Të gjithë fëmijët të mësojnë gjuhën amtare shqipe me abetaren e përbashkët unike

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur për abetaren e përbashkët unike. Nagavci përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thnënë se të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, në vendet e Bashkimit Evropian si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të mësojnë gjuhën amtare…

Lajme

23/09/2024 13:43

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur për abetaren e përbashkët unike.

Nagavci përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thnënë se të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, në vendet e Bashkimit Evropian si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të mësojnë gjuhën amtare shqipe me abetaren e përbashkët unike të ideuar për brezat e rinj.

“Abetarja e Përbashkët Unike. Të gjithë fëmijët shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, në vendet e Bashkimit Evropian si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mësojnë gjuhën amtare shqipe me abetaren e përbashkët unike të ideuar për brezat e rinj që do të mësojnë në këtë libër shkollor”, ka shkruar Nagavci.

Ajo mes tjerash ka thënë se me të marrë mandatin në vitin 2021 ka nënshkruar marrëveshjen e përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë.

“Me të marrë mandatin në vitin 2021 kemi nënshkruar marrëveshjen e përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, mbi bazën e së cilës kemi ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm për të vegjëlit tanë në mbarë botën”.

“Falenderuese për të gjithë ju, kolegë e bashkëpunëtorë, për punën e përbashkët, besimin, mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e pandalshëm të sistemit arsimor”, shkroi ajo. /Lajmi.net/