Tahiri: Kërkuam seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së por nuk u mundësua, po presim javën e ardhshme

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri deklaroi se kanë bërë një propozim për seancë të Kuvendit të Kosovës, ku do të kërkohej shkarkimi i Bordit të RTK-së, pas gjithë shqetësimeve dhe skandalit të shkaktuar para disa muajve, por se kjo s’u mundësua. “Edhe sot kemi pritur që administrata ta sjellë për diskutim e…

Lajme

23/09/2024 12:29

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri deklaroi se kanë bërë një propozim për seancë të Kuvendit të Kosovës, ku do të kërkohej shkarkimi i Bordit të RTK-së, pas gjithë shqetësimeve dhe skandalit të shkaktuar para disa muajve, por se kjo s’u mundësua.

“Edhe sot kemi pritur që administrata ta sjellë për diskutim e Kryesia t’i propozojë një çështje të tillë, por Komisioni po e zvarrit një çështje të tillë. Shpresojmë që kjo çështje të diskutohet sot ose nesër, meqenëse jo në këtë javë në javën që vjen të vihet në diskutim shkarkimi i këtyre njerëzve të papërgjegjshëm që kanë shkaktuar dëm të madh. Nuk duhet lejuar që këto gjëra të ndodhin në një televizion që paguhet nga taksat e qytetarëve tanë”,tha Tahiri, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se nëse arrihet të diskutohet sot ose nesër, atëherë do të mund ta kemi në diskutim për seancën e radhës në javën tjetër.

“Vazhdimi i punës së këtyre njerëzve të papërgjegjshëm e dëmton imazhin e Kosovës. Jo vetëm në aspektin politik që duhet larguar, por duhet të japin edhe përgjegjësi penale pasi kanë rrezikuar jetën e diku 60 gazetarëve.”

“Ne si PDK kemi kërkuar edhe diskutim për migrimin ë numër të madh, sidomos të fuqisë punëtore. Kjo është vërejtur së fundi edhe në regjistrimin e popullsisë. Është shqetësuese dhe mendoj se duhet të diskutohet në seancën e ardhshme kjo gjendje e krijuar”, tha Tahiri./Lajmi.net/