3 mijë euro për dreka, 2 mijë euro për karburant – Këto janë shpenzimet e ministres Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për shtatë muaj, ka shpenzuar mbi 7 mijë euro. Këto para të buxhetit shkuan për reprezentacion dreka dhe karburante. Nga muaji janar i këtij viti e deri në korrik, ministrja Albulena Haxhiu, ka shpenzuar 7 mijë e 215 euro. Sipas listës ministrja 3 mijë 525 euro ka harxhuar për reprezentacion…

Lajme

21/09/2024 14:10

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për shtatë muaj, ka shpenzuar mbi 7 mijë euro. Këto para të buxhetit shkuan për reprezentacion dreka dhe karburante.

Nga muaji janar i këtij viti e deri në korrik, ministrja Albulena Haxhiu, ka shpenzuar 7 mijë e 215 euro.

Sipas listës ministrja 3 mijë 525 euro ka harxhuar për reprezentacion dreka.

Edhe për karburant Haxhiu nga buxheti shtetit u pagua 2 mijë euro.

Në anën tjetër, ajo ka ‘kursyer’ për shpenzimet e udhëtimit zyrtar, mëditjet, biletat dhe shpenzimet për telefon.

 

 

Për udhëtime harxhoi 328 euro, ndërsa për bileta 530 euro, dhe 400 të tjera u dhanë për telefon

Ndonëse, Albulena Haxhiu kryeson listën për shpenzime në këtë ministri, edhe kabineti i saj nuk është se kanë dal ‘bosh’.

 

Sa shpenzuan vartësit e ministres?

 

Pas ministres Haxhiu, i dyti për shpenzime është, Genc Nimoni, këshilltari i Lartë/ Shef Kabineti.

Nimoni, ka shpenzuar 1 mijë e 669 euro për akomodim dhe 1 mijë e 358 euro për bileta. I njëjti për mëditje u pagua 748 euro.

Genc Nimoni, në total nga MD për shtatë muaj ka marrë, 4 mijë e 849 euro, shkruan Insajderi.

Lista vazhdon me këshilltaren politike të ministres, Nazile Bale, e cila ka shpenzuar 3 mijë euro. E njëjta 1 mijë e 344 euro i ka shpenzuar për udhëtim zyrtar.

Ndërkohë, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, nga buxheti shtetit shpenzoi 2 mijë e 538 euro.

Pjesën me të madhe të harxhimeve ai e bëri në karburant, duke shpenzuar 1 mijë e 615 euro.