Dogana parandalon kontrabandë me iPhone16, i kap tetë copë në aeroportin “Adem Jashari”

Në orët e vona të së premtes, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, oficerët doganorë në kuadër të zbatimit të planit operativ për luftimin e kontrabandës, kanë realizuar me sukses disa operacione të rëndësishme. Sipas komunikatës për media nga ana e Doganës së Kosovës, në dy raste të veçanta, janë parandaluar përpjekjet për kontrabandimin e tetë…

Lajme

21/09/2024 11:45

Në orët e vona të së premtes, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, oficerët doganorë në kuadër të zbatimit të planit operativ për luftimin e kontrabandës, kanë realizuar me sukses disa operacione të rëndësishme.

Sipas komunikatës për media nga ana e Doganës së Kosovës, në dy raste të veçanta, janë parandaluar përpjekjet për kontrabandimin e tetë telefonave të rinj (iPhone 16), të sapo dalë në treg për shitje. Të gjitha pajisjet janë konfiskuar.

“Mbrëmë oficerët doganorë në Aeroport, në kuadër të zbatimit të planit operativ për luftimin e kontrabandës, kanë realizuar me sukses disa operacione të rëndësishme.
Në dy raste të veçanta, janë parandaluar përpjekjet për kontrabandimin e tetë ( telefonave të rinj **iPhone 16**, të sapo dalë në treg për shitje. Të gjitha pajisjet janë konfiskuar.
Ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedurat kundërvajtëse në përputhje me ligjet në fuqi.
Dogana e Kosoves do të vazhdojë përkushtimin në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm”, thuhet në komunikatë./Lajmi.net/.