LDK në Gjilan: Alban, mos gënje

Sot gjatë ditës kryetari i qytetit të Gjilanit, Alban Hyseni tha se në mbledhjen e KPF-së, ku u diskutua rendi i ditës, opozita, që është shumicë në Kuvendin Komunal, i dha një tjetër goditje qytetit. Sipas tij, LDK dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal votuan kundër bartjes së buxhetit në vlerë prej 2.5 milionë euro, buxhetit…

Lajme

19/09/2024 22:55

Sot gjatë ditës kryetari i qytetit të Gjilanit, Alban Hyseni tha se në mbledhjen e KPF-së, ku u diskutua rendi i ditës, opozita, që është shumicë në Kuvendin Komunal, i dha një tjetër goditje qytetit.

Sipas tij, LDK dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal votuan kundër bartjes së buxhetit në vlerë prej 2.5 milionë euro, buxhetit komunal për vitin 2025, raportimit gjashtëmujor të kryetarit të komunës, raportit financiar gjashtëmujor dhe inkubatorit të Biznesit.

Në komunikatën për media të tij thuhet se kjo formë e bllokimit të punës dëmton më së shumti qytetin dhe qytetarët, në kurriz të të cilëve po bëhen lojëra politike.

E kësaj komunikate i reaguan pikërisht LDK-ja në Gjilan.

“Alban mos gënje“, filloi kështu reagimi.

Sipas komunikatës për media të tyre, Hyseni po e akuzon opozitën e qytetit për dështimet e tij.

Postimi i plotë bashkëngjitur:

Alban, mos gënje

Ligji është i qartë. Buxheti duhej dorëzuar në Kuvend deri me 1 shtator! Mos e fajëso opozitën për dështimet e tua!

Shikone se cfarë thotë ligji në rast se nuk bëhet dorëzimi i buxhetit.

Ministria e Financave le ta caktojë një administrator financiar komunal!

Faji është i yti, Alban, jo i opozitës.

Menaxhimi yt ka dështuar!

Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan.