Në mes të kundërshtimeve e kritikave, Drenasi jep në shfrytëzim 51 prona publike

Me 17 vota për, 12 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi Komunal i Drenasit ka miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të 51 pronave publike për një periudhë prej 99 vitesh. Gjithashtu, nga lista paraprake u hoqën tre prona, por kjo nuk ndikoi në ndryshimin e qëndrimeve të opozitarëve. Vendimi ka hasur në kundërshtime nga ana…

Lajme

19/09/2024 12:51

Me 17 vota për, 12 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi Komunal i Drenasit ka miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të 51 pronave publike për një periudhë prej 99 vitesh.

Gjithashtu, nga lista paraprake u hoqën tre prona, por kjo nuk ndikoi në ndryshimin e qëndrimeve të opozitarëve.

Vendimi ka hasur në kundërshtime nga ana e asamblistëve opozitarë, të cilët e kritikuan ashpër këtë akt. Opozitarët në Drenas kanë theksuar se njëra ndër arsyejet kryesore e kundërshtimit të tyre është plani për rrënimin e objektit të komunës së vjetër, në të cilin gjendet edhe Shtëpia e Kulturës.

Pas miratimit, i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka theksuar se shfrytëzimi i pronave publike nga investitorët apo biznesmenët është e paraparë me ligj.

“Me vjen keq Komuna ka humb gjithçka dhe ka humb qytetari i komunës së Drenasit në mos funksionimin e Kuvendit, duke përshirë grantin e performancës për 2024 që do ta merre Komuna në vitin 2025.

Me urgjenca i kam çuar gjitha këto pika të rendit të ditës, pasi janë nevojë e domosdoshme e proceseve dhe procedurave të Kuvendit dhe pika e tretë ka qenë më kontestuese. Gjithmonë opozita këmbëngul të kundërtën sepse është opozitë dhe e vlerësojë. Por është një pjesë e opozitës për dijeninë tuaj sepse janë 5 anëtarë të opozitës që e kanë votuar listën paraprake. Është një listë ku i paraqitet qytetarit por edhe investitorëve që kanë interesuar me shfrytëzu pronën publike”, ka thënë Lladrovci. /Dukagjini