Raportohet se Inspektorati është duke intervistuar katër serbët e arrestuar në veri të vendit

Ditë më parë Policia e Kosovës ka kryer një intervenim në veri të vendit, meqë rast janë arrestuar katër të rinj. Arrestimi i tyre kishte ardhur për shkak se të njëjti kishin ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë. Atyre më pas iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Kurse sot “kosovonline” ka raportuar se Inspektorati Policor…

Lajme

19/09/2024 12:06

Ditë më parë Policia e Kosovës ka kryer një intervenim në veri të vendit, meqë rast janë arrestuar katër të rinj.

Arrestimi i tyre kishte ardhur për shkak se të njëjti kishin ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë.

Atyre më pas iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Kurse sot “kosovonline” ka raportuar se Inspektorati Policor i Kosovës është duke i marrë në pyetje katër të dyshuarit.

Në lidhje me këtë rast zv/komandanti i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani as nuk e ka pohuar, e as mohuar atë. Më 11 shtator, Gjykata Themelore në Mitrovicë vendosi masën e arrestit shtëpiak për të apostrofuarit prej 30 ditësh./Lajmi.net/