Çitaku thotë se të gjithë liderët ndërkombëtarë për Kurtin janë gabim: Veç ti Albin e ke mirë apo?

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas kontratave të cilat i ka nënshkruar Serbia me me SHBA-të, Gjermaninë e Francën. Ajo ka thënë se për dallim nga Serbia, Kosova është e izoluar, e sanksionuar dhe e përjashtuar. “Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të…

Lajme

19/09/2024 12:03

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas kontratave të cilat i ka nënshkruar Serbia me me SHBA-të, Gjermaninë e Francën.

Ajo ka thënë se për dallim nga Serbia, Kosova është e izoluar, e sanksionuar dhe e përjashtuar.

“Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre. Nuk na ka faj kërkush. Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajcak i keq, Merkel e keqe, Scholz i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët e tu Albin? Se pa aleatë nuk mundet as Amerika. Albin Kurti, Kosova është ma e madhe dhe më e rëndësishme se egoja jote. Mashtrimit tënd po i vie fundi”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/