Aksidenti me fatalitet në Vushtrri, Policia jep detaje

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku në Vushtrri. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Vushtrri 18.09.2024-11:55. Raportohet për  një aksident trafiku në mes  të një veture dhe një kamioni,…

Lajme

19/09/2024 09:20

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku në Vushtrri.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Vushtrri 18.09.2024-11:55. Raportohet për  një aksident trafiku në mes  të një veture dhe një kamioni, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar. I njëjti  ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.  /Lajmi.net/