Kurti sot në Bruksel
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të udhëtojë sot për në Bruksel. Kurti do të marrë pjesë në drekën e punës që do të shtrohet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero. Pisonero deklaroi se takimi në Bruksel është për Planin e…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të udhëtojë sot për në Bruksel.
Kurti do të marrë pjesë në drekën e punës që do të shtrohet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.
Pisonero deklaroi se takimi në Bruksel është për Planin e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu në këtë drekë pune të pranishëm do të jetë edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimorë, përfshirë këtu edhe presidentin serb, Aleksandar Vuciq.
“Për të deklaruar në thelb gjendjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë në kuadër të Planit të Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Komisioni është duke finalizuar vlerësimin e tij në lidhje me agjendat e paraqitura nga partnerët perëndimorë.Këto janë agjenda reformash që mbulojnë si reformat në aspektet socio-ekonomike, ashtu edhe në fushat themelore. Dhe sapo të finalizojmë këtë vlerësim, padyshim që do të konsultohemi me shtetet anëtare në komitetin e ardhshëm të IPA-së, në rast të një vendimi pozitiv nga komiteti IPA, atëherë komisioni do të miratojë agjendat”,pati deklaruar zyrtarja evropian, Pisonero./Lajmi.net/