Selmanaj: Kurti për 4 vite ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas tri marrëveshjeve që ka bërë Serbia me SHBA-të për energjinë, me Gjermaninë për Litiumin dhe me Francën për blerjen e aeroplanëve Rafale. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se për dallim nga Serbia, Kosova qe 451 ditë është nën sanksione nga BE…

Lajme

18/09/2024 23:02

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas tri marrëveshjeve që ka bërë Serbia me SHBA-të për energjinë, me Gjermaninë për Litiumin dhe me Francën për blerjen e aeroplanëve Rafale.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se për dallim nga Serbia, Kosova qe 451 ditë është nën sanksione nga BE dhe me raporte të ngrira me SHBA.

“Albin Kurti, për këto 4 vite pa fije dyshimi ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet”, ka shkruar Selmanaj në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë në Facebook: