35 aktakuza të ngritura nga prokuroria ndaj 44 personave në 24 orët e fundit

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se janë ngritur 35 aktakuza të reja ndaj 44 personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se janë ndaluar tetë persona të dyshuar e gjashtë të tjerëve u është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit me urdhër të Prokurorit të…

Lajme

18/09/2024 11:20

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se janë ngritur 35 aktakuza të reja ndaj 44 personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se janë ndaluar tetë persona të dyshuar e gjashtë të tjerëve u është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Komunikata e plotë i prokurorisë:

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 18 Shtator 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e pesë (35) aktakuza kundër dyzet e katër (44) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.

 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit special, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Prodhimi përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik” neni 268 dhe “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personi, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) perosn të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.