Trupa të shtuara të KFOR-it mbi urën e Ibrit

Trupa të shtuara të KFOR-it, përkatësisht të karabinierëve, por edhe të shteteve tjera, ndodhen mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë. Ka gati dy orë që këto trupa po qëndrojnë në këtë vend. Një burim brenda karabinierëve, i ka thënë KosovaPress-it se kjo po ndodhë si pjesë e një trajnimi periodik për të “testuar procedurat dhe…

Lajme

17/09/2024 18:44

Trupa të shtuara të KFOR-it, përkatësisht të karabinierëve, por edhe të shteteve tjera, ndodhen mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë.

Ka gati dy orë që këto trupa po qëndrojnë në këtë vend.

Një burim brenda karabinierëve, i ka thënë KosovaPress-it se kjo po ndodhë si pjesë e një trajnimi periodik për të “testuar procedurat dhe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale”

Ata vazhdojnë të qëndrojnë mbi urë edhe në kohën kur po raportojmë.