“I forti” i rrugës Muharrem Fejza i kapë telat e rrymës me dorë, shtylla gati bie në tokë

Raste të çuditshme po ndodhin vazhdimisht në vendin tonë nga shoqëria. E një rast i pazakontë ka qarkulluar në media edhe gjatë ditës së sotme në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, shkruan lajmi.net. Përderisa shtylla elektrike në këtë rrugë ka rënë për tokë dhe autobusi nuk mund të kalonte, një qytetar ia gjeti zgjidhjen. E…

Lajme

16/09/2024 21:23

Raste të çuditshme po ndodhin vazhdimisht në vendin tonë nga shoqëria.

E një rast i pazakontë ka qarkulluar në media edhe gjatë ditës së sotme në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Përderisa shtylla elektrike në këtë rrugë ka rënë për tokë dhe autobusi nuk mund të kalonte, një qytetar ia gjeti zgjidhjen.

E kjo duke i larguar telat e rrymës me dorë duke i ngritur në lartësi.

Një gjë e tillë sigurisht që përbën rrezik jo vetëm për personin që i tërhiqte telat e rrymës, por edhe për banorët e tjerë të asaj ane që kalojnë rreth telave./Lajmi.net/