Fshati Strovc i Vushtrrisë në hall me ujin, edhe atë për pije iu duhet ta blejnë
Qytetarët e fshatit Strovc të Vushtrrisë edhe në vitin 2024 po përballen me vështirësi e probleme që do të duhej të zgjidheshin vite me parë. Ata nuk po kanë ujë të pijshëm e atë po iu duhet ta blejnë. Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni ka vizituar qytetarët në këtë fshat të cilët kanë treguar me…
Lajme
Qytetarët e fshatit Strovc të Vushtrrisë edhe në vitin 2024 po përballen me vështirësi e probleme që do të duhej të zgjidheshin vite me parë.
Ata nuk po kanë ujë të pijshëm e atë po iu duhet ta blejnë.
Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni ka vizituar qytetarët në këtë fshat të cilët kanë treguar me shqetësim problemin me mungesën e ujit të pijshëm.
“Ne kemi problem që shumë gjatë, qe dy vjet apo tri vjet ne blejmë në Vushtrri ujë. E kanë bërë instalimin e ujit prej Vushtrrisë këtu por nuk e kanë lëshuar e ne po duhet me ble se nuk ka ujë”, ka thënë një nga qytetarët e Strovcit.
Ai ka treguar se uji të cilin e kanë në oborr nuk është i pijshëm derisa ka thënë që nëse do të bëhet zgjidhje në këtë çështje do të jetë shpëtim për ta.
Një qytetar tjetër i këtij fshati ka thënë se blerja e ujit tashmë është bërë shumë e kushtueshme ndërsa ka treguar se disa banorë të fshatit janë detyruar të hapin puse në oborret e tyre.
“Është shumë e kushtueshme sepse shumica e banorëve nuk janë të punësuar, varen nga blegtoria e veprimtari të tjera. Për shkak të ujit e disa arsyeve të tjera e kanë lëshuar edhe fshatin”, ka thënë ai për lajmi.net. /Lajmi.net/
Video: