Kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime
Një njoftim ka arritur në adresat elektronike të disa prindërve mbi nevojën për verifikime shtesë për fëmijët e tyre, ashtu që shtesat nga ana e qeverisë të vazhdojnë për ta. Prindërit ankohen se nuk kanë informata sa duhet rreth procesit dhe theksojnë se kjo po u shkakton edhe telashe. Nga QPS në Prishtinë nuk kanë…
Lajme
Një njoftim ka arritur në adresat elektronike të disa prindërve mbi nevojën për verifikime shtesë për fëmijët e tyre, ashtu që shtesat nga ana e qeverisë të vazhdojnë për ta.
Prindërit ankohen se nuk kanë informata sa duhet rreth procesit dhe theksojnë se kjo po u shkakton edhe telashe. Nga QPS në Prishtinë nuk kanë dashur të deklarohen rreth procesit e as nga Ministria e Financave nuk janë përgjigjur lidhur me çështjen.
Shtesat që ekzekutivi ka dhënë për fëmijët janë mirëpritur nga prindërit që nga kumtimi i lajmit.
Por, që ku ato u rriten muajin e kaluar, prindërit kanë filluar të pranojnë njoftime në llogaritë e tyre në e-Kosova se për vazhdimin duhen verifikime shtesë.
Kjo zonjë është njëra nga prindërit e shumtë që ka vizituar Njësinë 1 të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, me disa dokumente të kërkuara për vazhdimin e shtesave.
Vërtetimi se janë nxënës, kopja e letërnjoftimit, kopja e faturës energjike janë vetëm disa nga dokumentet e kërkuara për atë që janë cilësuar si “verifikime shtesë”.