Haxhiu e pret homologun nga Malta, reformat në drejtësi i diskuton me të

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka njoftuar se është takuar sot me homologun e saj nga Malta, Jonathan Attard. Haxhiu përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka treguar se çfarë ka biseduar me homologun e saj dhe se ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Maltës në Kosovë, Juliana Scerri Ferrante. Haxhiu tregoi…

Lajme

19/09/2024 16:22

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka njoftuar se është takuar sot me homologun e saj nga Malta, Jonathan Attard.

Haxhiu përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka treguar se çfarë ka biseduar me homologun e saj dhe se ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Maltës në Kosovë, Juliana Scerri Ferrante.

Haxhiu tregoi se një ndër temat në takim ishte edhe përmirësimi i institucioneve të drejtësisë si dhe sfidat në adresimin e përgjegjësive.

“Diskutuam për shumë çështje e sidomos për reformat e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e institucioneve të drejtësisë si dhe sfidat në adresimin e përgjegjësive që kemi”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/