E lidhur me Kreshnikun, Dafina po i jep fund beqarisë

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, duket se përfundimisht ka vendosur ti jap fund beqarisë. Shumë e përfolur jashtë botës së muzikës edhe për jetën e saj personale, Dafina dhe i dashuri i saj Kreshnik Gjergji ka një kohë që janë në lidhje. E tashmë lidhja e tyre e dashurisë ka kaluar në një nivel…

ShowBiz

13/09/2024 21:45

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, duket se përfundimisht ka vendosur ti jap fund beqarisë.

Shumë e përfolur jashtë botës së muzikës edhe për jetën e saj personale, Dafina dhe i dashuri i saj Kreshnik Gjergji ka një kohë që janë në lidhje.

E tashmë lidhja e tyre e dashurisë ka kaluar në një nivel tjetër, duke e kurorëzuar atë.

Sot gjatë ditës këngëtarja ka hedhur një instastory ku ka shkruar “Very special day today”, por pa ndarë ndonjë detaj shtesë.

Mirëpo në fotot e siguruara nga lajmi.net mund të shihet këngëtarja e veshur me një fustan të bardhë, dhe prapa saj mund të vërehet një ceremoni.

Duket që Dafina dhe Kreshniku kanë zgjedhur një aheng vetëm me personat e tyre të afërm për të festuar njërin nga vendimet më të rëndësishme të jetës së tyre./Lajmi.net/