Lirohet nga spitali dhe dërgohet në burg njëri nga të plagosurit në rastin “Capat” me Sekiraqët

Njëri nga të plagosurit në rastin “Capat” me Sekiraqët u lirua të hënën nga spitali. I njëjti u dërgua në Burgun e Prizrenit. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi. “Është liruar pardje dhe është dërguar në Burgun e Prizrenit”, tha ai. Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për V.A, i cili…

Lajme

11/09/2024 23:05

Njëri nga të plagosurit në rastin “Capat” me Sekiraqët u lirua të hënën nga spitali.

I njëjti u dërgua në Burgun e Prizrenit.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi.

“Është liruar pardje dhe është dërguar në Burgun e Prizrenit”, tha ai.

Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për V.A, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në këtë rast.

Përplasja e dy familjeve ndodhi në mbrëmjen e 1 shtatorit, ku kryeqyteti u trondit nga shkrepja e armëve të zjarrit.

Një person vdiq, derisa pesë të tjerë u plagosën.

Ndaj pesë të plagosurve, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nxjerrë aktvendimin për masën e paraburgimit prej 30 ditësh.