“Shkëqyen”- Pasi gaboi detyrën, Kurti merrë teposhtëzën, ani pse u mundua ta përmirësojë gabimin

Kryeministri Albin Kurti, para disa ditëve ka kërkuar falje publikisht nxënësve të klasës së shtatë të shkollës “Ali Hadri” për një gabim në zgjidhjen e një ekuacioni matematikor. Si duket Kurti e ka “lëshuar dorën” ditëve të fundit me gabime, ku sot ai e gaboi fjalën “shkëlqyen”, duke e shkruar “shkëqyen”, shkruan lajmi.net. Në postimin…

Lajme

09/09/2024 22:15

Kryeministri Albin Kurti, para disa ditëve ka kërkuar falje publikisht nxënësve të klasës së shtatë të shkollës “Ali Hadri” për një gabim në zgjidhjen e një ekuacioni matematikor.

Si duket Kurti e ka “lëshuar dorën” ditëve të fundit me gabime, ku sot ai e gaboi fjalën “shkëlqyen”, duke e shkruar “shkëqyen”, shkruan lajmi.net.

Në postimin e fundit, ku ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros.

“Lojtarët tanë shkëqyen sonte”, ka shkruar Kurti.

 

Por nuk shkoi shumë, Kryeministri Kurti, hyri në postimin e tij dhe e editoi (përmirësoi) të njëjtin gabim që mos të vërehet.

Mirëpo gabimi i tij u kap ani pse ai e kishte përmirësuar./Lajmi.net/