Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet por në koordinim me aleatët
Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se ura kryesori mbi lumin Ibër duhet të hapet, mirëpo në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët. Ai tha se fokus i takimit ka qenë caktimi i takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, mirëpo…
Lajme
Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se ura kryesori mbi lumin Ibër duhet të hapet, mirëpo në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët.
Ai tha se fokus i takimit ka qenë caktimi i takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, mirëpo nuk dha datë për një gjë të tillë.
Lajçak e kualifikoi si urgjente zhbllokimin e impelementimit të marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
Duhet theksuar se Qeveria e Kosovës vazhdimisht është deklaruar në lidhje me hapjen e urës së Ibrit, anipse pavarësisht përgatitjeve nuk është thënë ndonjë datë.
Ndryshe tek Ura e Ibrit veçse janë bërë matjet e qëndrueshmërisë, janë lyer muret e janë bërë disa ndryshime për ta bërë gati për hapje.
Duhet theksuar se ambasadorët e vendeve mike të Kosovës kanë theksuar se ura duhet të hapet vetëm në kuadër të zhvillimeve në dialog, e assesi si qëndrim i vetëm i Kosovës./Lajmi.net/