Mësohet gjendja e personit që u hodh nga ballkani i një ndërtese në Pejë: E rëndë por stabile
Gjatë ditës së sotme një burrë dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në Pejë. Me plagë të rënda i njëjti është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, shkruan lajmi.net. Pas trajtimit që ka marrë në emergjencën e spitalit të Pejës, ai u dërgua për trajtim në QKUK. Lidhur me gjendjen e…
Lajme
Gjatë ditës së sotme një burrë dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në Pejë.
Me plagë të rënda i njëjti është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, shkruan lajmi.net.
Pas trajtimit që ka marrë në emergjencën e spitalit të Pejës, ai u dërgua për trajtim në QKUK.
Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore ka folur për lajmi.net drejtori i emergjencës Naser Syla, i cili tha se gjendja e tij është e rëndë por stabile.
“Tash i kryejmë ekzaminimet e nevojshme, Gjendja është stabile dhe me vetëdije, tha Syla./Lajmi.net/