Vuçiq: Do të shkoja në Kosovë nëse ndërkombëtarët do më lejonin
Presidenti i Serbisë Alekandar Vuçiq, ka thënë se do të vizitonte Mitrovicën e Veriut dhe vendet tjera në Kosovë nëse do t’ia lejonin ndërkombëtarët. Kështu është shprehur ai në një deklaratë, i cili tha se po të mund do të shkoj edhe në pjesët tjera të Kosovës përveç Mitrovicës së Veriut. Sipas tij shkuarja në…
Lajme
Presidenti i Serbisë Alekandar Vuçiq, ka thënë se do të vizitonte Mitrovicën e Veriut dhe vendet tjera në Kosovë nëse do t’ia lejonin ndërkombëtarët.
Kështu është shprehur ai në një deklaratë, i cili tha se po të mund do të shkoj edhe në pjesët tjera të Kosovës përveç Mitrovicës së Veriut.
Sipas tij shkuarja në Kosovë nuk është çështje e zgjedhjes së tij por vendimi i ndërkombëtarëve.
“Shkuarja atje nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre”, ka thënë Vuçiq. /Lajmi.net