Video- Momenti kur punëtori i “Extreme Pizza” sulmohet me armë zjarri në Prishtinë
Të shtëna me armë zjarri pati sot në lagjen “Aktash” në Prishtinë. Një person ka shtënë me armë zjarri duke kërcënuar njërin prej punëtorëve të “Extreme Pizza”. Në një video të publikuar së fundi shihet se i dyshuari ka kapur për fyti punëtorin madje shtiu me armë zjarri, por në tokë. I dyshuari shihet vazhdimisht…

Lajme
Të shtëna me armë zjarri pati sot në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Një person ka shtënë me armë zjarri duke kërcënuar njërin prej punëtorëve të “Extreme Pizza”.
Në një video të publikuar së fundi shihet se i dyshuari ka kapur për fyti punëtorin madje shtiu me armë zjarri, por në tokë.
I dyshuari shihet vazhdimisht duke i bërë presioni punëtorit e duke e kërcënuar me armën që po mbante në duar.
Duhet theksuar se rreziku publik është shtuar tej mase së fundi si dhe përdorimi i armëve është tejet i madh.
Në lidhje me rastin nuk ka pasur ende deklarim nga Policia e Kosovës./Lajmi.net/