Haxhiu uron fillimin e vitit të ri shkollor: Le të jetë ky vit i mbushur me arritje, ngritje dhe frymëzim për të gjithë
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka uruar fillimin e vitit shkollor për të gjithë nxënësit dhe mësuesit. Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se sot hapet një kapitull i ri plot me mundësi për të mësuar dhe për të arritur ëndrrat fëmijët. Ajo mes tjerash ka uruar në mënyrë të…
Lajme
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka uruar fillimin e vitit shkollor për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.
Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se sot hapet një kapitull i ri plot me mundësi për të mësuar dhe për të arritur ëndrrat fëmijët.
Ajo mes tjerash ka uruar në mënyrë të veçantë mësuesit e cila tha se janë forca që udhëheq brezat e rinj drejt suksesit.
“Sot, uroj të gjithë nxënësit dhe në mënyrë të posaçme mësuesit e nderuar, që janë forca që udhëheq brezat e rinj drejt suksesit”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo tutje ka thënë se në rrugëtimin e fëmijëve, roli i prindërit në këtë proces mbetet i pa zëvendësueshëm, në mënyrë që fëmijët të kenë një vit pa dyshim të suksesshëm.
“Le të jetë ky vit i mbushur me arritje, ngritje dhe frymëzim për të gjithë”, ka përfunduar Haxhiu. /Lajmi.net/