Shtesat e fëmijëve ekzekutohen me rritje sipas skemës së re
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re. Sipas Muratit të gjithë prindërit përfitues sot kanë pranuar në llogaritë e tyre pagesën e shtesave për fëmijë për muajin gusht, shkruan Lajmi.net “Të gjithë prindërit përfitues sot kanë pranuar në llogaritë e tyre pagesën…
Lajme
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re.
Sipas Muratit të gjithë prindërit përfitues sot kanë pranuar në llogaritë e tyre pagesën e shtesave për fëmijë për muajin gusht, shkruan Lajmi.net
“Të gjithë prindërit përfitues sot kanë pranuar në llogaritë e tyre pagesën e shtesave për fëmijë për muajin gusht, sipas skemës së re, ku familjet që kanë deri në dy fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 20 euro për secilin, kurse familjet që kanë 3 e më shumë fëmijë 0-16 vjeç marrin nga 30 euro për secilin”, tha Murati./Lajmi.net/