Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë: Këmbësorja goditet për vdekje nga makina
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mbrëmjes në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona, por njëra nga plagë ka ndërruar jetë. Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë…

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mbrëmjes në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona, por njëra nga plagë ka ndërruar jetë.
Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë .Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Ngjarjen e rëndë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona.
Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë .Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Ndërkohë që e lënduara tjetër, ngasësja e automjetit është dërguar për tretman mjekësor.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.”- ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/