U bë virale çokollata e Dubait, tashmë mund ta gjeni edhe në “Petrol Company”

Çokollata e Dubait u bë virale në rrjetet sociale dhe një nga ëmbëlsirat më të kërkuara në pothuajse të gjitha restorantet. Ndonëse ka shumë kërkesa, ajo nuk gjendet gjithkund por vetëm në restorantin e “Petrol Company”. Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziraj ka vizituar këtë restorant dhe ka provuar shijen e kësaj çokollate e për të…

Lajme

15/08/2024 20:21

Çokollata e Dubait u bë virale në rrjetet sociale dhe një nga ëmbëlsirat më të kërkuara në pothuajse të gjitha restorantet.

Ndonëse ka shumë kërkesa, ajo nuk gjendet gjithkund por vetëm në restorantin e “Petrol Company”.

Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziraj ka vizituar këtë restorant dhe ka provuar shijen e kësaj çokollate e për të cilën tha se ishte e mrekullueshme.

Shefi i restorantit “Be Happy” ka thënë se kjo çokollatë ka shumë të veçanta.

“Kjo çokollatë nuk prodhohet me vetëm një lloj të çokollatës por ne i kombinojmë disa lloje të tyre që janë prodhim italian. Ka çokollatë të bardhë, çokollatë të zezë, fëstëk, kadaif”, ka thënë ai.

Shefi i këtij restoranti i cili gjithashtu e përgatit këtë çokollatë ka thënë se ka një sekret por që nuk e ka ndarë me ne.

Çokollatën virale të Dubait me logon e “Be Happy” mund ta gjeni në 26 pika të Petrol Company dhe tetë restorantet e “Be Happy”.

Video: