Maqedonci: Gjithsej 1931 ushtarakë të rinj me qeverisjen tonë deri më tani
Ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është shprehur se ushtria vazhdon të mbetet prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Duke ripërsëritur se sipas tij qeveria e ka përmbushur premtimin për ngritje të kapaciteteve mbrojtëse e dyfishim të numrit të ushtarëve, ai ka thënë se është investuar edhe në arsenalin ushtarak e sistemin modern të armatimit.…
Lajme
Ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është shprehur se ushtria vazhdon të mbetet prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Duke ripërsëritur se sipas tij qeveria e ka përmbushur premtimin për ngritje të kapaciteteve mbrojtëse e dyfishim të numrit të ushtarëve, ai ka thënë se është investuar edhe në arsenalin ushtarak e sistemin modern të armatimit.
“Deri më tani rekrutuam 1931 ushtarë dhe kadetë të rinj, ndërsa në proces rekrutimi janë dhe dyzet kadetë të tjerë. Por nuk do të ndalemi me kaq, në muajin shtator do të hapet konkursi për rekrutimin dhe të treqind ushtarëve të cilët do të fillojnë trajnimin bazik në nëntor.
Premtuam ngritje të kapaciteteve mbrojtëse dhe në këtë drejtim krahas pothuajse dyfishimit të numrit të përgjithshëm të ushtarakëve investuam që ushtria e Kosovës të ketë në arsenalin ushtarak sistemet më moderne të armatimit”, ka shkruar ai në postimin e fundit në llogarinë e tij në Facebook./Lajmi.net