Xhamia e Veternikut ndër më të bukurat në Kosovë

Xhamia e Veternikut të Prishtinës mund të jetë ndër më të bukurat që keni parë ndonjëherë. Ndërtimi i saj ka filluar në vitin 2017 ndërsa në vitin 2018 veç kanë filluar aktivitetet brenda saj. Imami i kësaj xhamie ka treguar për hapësirën që ka kjo xhami, shkruan lajmi.net. “Kjo xhami ka diku 1300-1400 metra katrorë…

Lajme

13/08/2024 10:50

Xhamia e Veternikut të Prishtinës mund të jetë ndër më të bukurat që keni parë ndonjëherë.

Ndërtimi i saj ka filluar në vitin 2017 ndërsa në vitin 2018 veç kanë filluar aktivitetet brenda saj.

Imami i kësaj xhamie ka treguar për hapësirën që ka kjo xhami, shkruan lajmi.net.

“Kjo xhami ka diku 1300-1400 metra katrorë me të gjitha katet, në bodrum poshtë e ka edhe një sallë që shërbehet për falje në ditën e xhuma ndërsa ditëve të tjera të javës shfrytëzohet për fëmijë pasi që ka lodra. I kemi katër klasë të mësimit, abdeshanen dhe banjon në bodrum. Në katin përdhesë e kemi një sallë faljeje, ku i falim namazet ditore pjesa e burrave ndërsa pjesa e grave është aneks i veçantë. Pastaj është pjesa qendrore e xhamisë ku falet xhumaja edhe Bajrami”, ka thënë ai për lajmi.net.

Ai ka treguar se për nga funksioni i saj nuk ka diçka që e dallon nga xhamitë tjera në Kosovë pasi që është nën pronësinë e Bashkësisë Islame dhe aktivitetet janë të njëjta me të gjitha xhamive të tjera. /Lajmi.net/

Video: