Iu bashkua luftës çlirimtare në moshën 18 vjeçare, motra e Hysen Komonit rrëfen historinë e tij

Gjatë luftës së fundit në Kosovë dhjetra e mijëra kanë vuajtur dhe vuajnë pasojat e luftës. Shumë të rinj iu bashkuan radhëve të ushtrisë së lavdishme, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa gjatë periudhës së luftës mbetën të vrarë mbi 13 mijë njerëz, shumica prej tyre civilë, dhe 1617 persona të tjerë të zhdukur. Gazetarja e…

Lajme

08/08/2024 12:24

Gjatë luftës së fundit në Kosovë dhjetra e mijëra kanë vuajtur dhe vuajnë pasojat e luftës.

Shumë të rinj iu bashkuan radhëve të ushtrisë së lavdishme, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa gjatë periudhës së luftës mbetën të vrarë mbi 13 mijë njerëz, shumica prej tyre civilë, dhe 1617 persona të tjerë të zhdukur.

Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka marrë rrëfimin e Kismete Komonit, motrës së heroit dhe dëshmorit Hysen Komonit.

Hysen Komoni iu bashkua radhëve të UÇK-së në moshën 18 vjeçare. Ai vendosi ti bashkohet UÇK-së pa dijeninë e familjes.

“Askush nga familja se ka ditur, kur e ka marrë veshë komandanti i zonës, se ai është i ri, komandanti i ka thënë se s’ka nevojë që të futesh në UÇK.”- tha në rrëfimin e saj Kismete Komoni. /Lajmi.net/

Video: