Arrestimi i Noizyt dhe Dj Crax, ja çfarë thonë nga Prokuroria e Pejës

Rigels Rajku i njohur në publik si Noizy raportohet të jetë arrestuar mbrëmë në Shqipëri. Bashkë me të nën pranga ka rënë edhe Bahtjar Bahtjari (Dj Crax), dj personal i reperit. Arrestimi i tij është bërë me kërkesë të autoriteteve të Kosovës. Edhe pse ende e pakonfirmuar nga organet zyrtare thuhet se Noizy është arrestuar…

Lajme

07/08/2024 08:26

Rigels Rajku i njohur në publik si Noizy raportohet të jetë arrestuar mbrëmë në Shqipëri. Bashkë me të nën pranga ka rënë edhe Bahtjar Bahtjari (Dj Crax), dj personal i reperit.

Arrestimi i tij është bërë me kërkesë të autoriteteve të Kosovës.

Edhe pse ende e pakonfirmuar nga organet zyrtare thuhet se Noizy është arrestuar nga Policia e Lezhës në Shëngjin derisa ishte nisur për të performuar në një klub nate.

Sipas informacioneve të deritanishme arrestimi i tij është bërë nga njësitë e specializuara si i kërkuar nga Kosova.

Në lidhje me këtë lajmi.net ka kontaktuar edhe Prokurorinë Themelore në Pejë.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi tha se Prokuroria do të veprojë sipas dispozitave në fuqi për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale.

“Prokuroria Themelore në Pejë do të veprojë sipas dispozitave në fuqi për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale”.

Kësisoj lë të kuptohet se Noizy u arrestua, por se ende nuk është transferuar për tek organet e rendit në Kosovë.

Noizy po kërkohet për “lëndim të rëndë trupor” që thuhet t’ia ketë shkaktuar tiktokerit “Medi”, bashkë me disa persona të tjerë të kyçur në këtë rast.

Ndryshe Noizy ka deklaruar se nuk ka të bëjë me goditjet që i janë bërë tiktokerit derisa tha se kjo gjë mund të kuptohet edhe në videon e publikuar ku ai nuk shihet askund.

Medi theksohet të ketë pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa takimi i dyshes thuhet se u bë nga Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, i cili tashmë po kërkohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale”.

Stresi për disa ditë radhazi ka shëtitur i lirë nga kjo situatë ndërsa mbrëmë është lëshuar urdhërarrest edhe për të./Lajmi.net/