I riu nga Morina e Skenderajt tregon mbjelljen e 15 hektarëve me luledielli, thotë se problem e kanë ujin
Bujqësia në Kosovë që nga paslufta ka shënuar rënie drastike të prodhimeve të saja. Kjo rënie ka disa arsye, largimi i banorëve nga fshatrat në qytete, mërgimi jashtë vendit, por edhe konkurrenca e egër e tregut. Një i ri në fshatin Morinë të Skenderajt, ka mbjellur 15 hektarë luledielli. Për këtë të ri, gazetarja e…
Lajme
Bujqësia në Kosovë që nga paslufta ka shënuar rënie drastike të prodhimeve të saja.
Kjo rënie ka disa arsye, largimi i banorëve nga fshatrat në qytete, mërgimi jashtë vendit, por edhe konkurrenca e egër e tregut.
Një i ri në fshatin Morinë të Skenderajt, ka mbjellur 15 hektarë luledielli.
Për këtë të ri, gazetarja e lajmi.net, Albulena Zogjani, ka marrë rrëfimin e tij, për procesin e mbjelljes, por edhe për vështirësitë që hasin.
“Kemi përafërsisht, 15 hektarë”-tha ai.
Ai tregoi për procedurat e mbjelljes së farës së lulediellit, por edhe mungesën me ujë.
“Procedurat që luledielli, të vijë në këtë gjendje, së pari janë, lëvrimi i tokës, mbjellja, spërkatja e farës së lulediellit, dhe pastaj plehërimi artificial”.
“Për të ujitur ana jonë nuk kemi ujë të mjaftueshëm, dhe sido që të jetë, presim sa të rritet vetvetiu. Nuk e kemi mundësinë ta bëjmë vetë ujitjen”- tha ai. /Lajmi.net/