Vdes Altin Kryeziu, polici që u aksidentua ditë më parë në Malishevë

Ka ndërruar jetë zyrtari policor Altin Kryeziu, i cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar për lajmi.net nga drejtori i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka. Uka ka bërë të ditur se Kryeziu nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra…

Lajme

23/08/2026 10:34

Ka ndërruar jetë zyrtari policor Altin Kryeziu, i cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar për lajmi.net nga drejtori i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

Uka ka bërë të ditur se Kryeziu nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra në aksident.

“I ndjeri nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra në aksident dhe ka humbur jetën në orët e hershme të së dielës”, ka deklaruar Uka për lajmi.net.

Kryeziu ishte duke marrë trajtim në QKUK pas lëndimeve të rënda të pësuara në aksident. /Lajmi.net/