Policia jep detaje në lidhje me arrestimin e shtetasit shqiptar, Arben Lamçja
FAST Albania në bashkëpunim me njësitin FAST-ILECU dhe mbështetjen e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës kanë arrestuar dje Arben Lamçja, shtetas të Shqipërisë. Sipas njoftimit të mbrëmshëm Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit policor “GORDONËT”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në Prishtinë, i shtetasit A. L., lindur e banues në Elbasan.…
Lajme
FAST Albania në bashkëpunim me njësitin FAST-ILECU dhe mbështetjen e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës kanë arrestuar dje Arben Lamçja, shtetas të Shqipërisë.
Sipas njoftimit të mbrëmshëm Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit policor “GORDONËT”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në Prishtinë, i shtetasit A. L., lindur e banues në Elbasan.
Sipas këtij njoftimi, ai dyshohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në bashkëpunimin e veçantë në formën e organizatës kriminale”, “Grupi i strukturuar Kriminal”, “Organizata kriminale” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje shtesë në lidhje me rastin.
“Më 04.08.2024 lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë dhe nga i njëjti janë sekuestruar një shumë parash të cilat i dyshuari i kishte me vete në momentin e arrestimit. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.