Istogasi pati të kaluarën e ngjashme me të Faton Hajrizit, tregon si u ndie kur ndodhi rasti

Naser Shatri është burri nga Istogu i cili ka një histori të ngjashme me Faton Hajrizin, tashmë të ndjerin i cili u vra nga policia serbe. Ai tregon se ka plagosur një inspektor serb me 3 tetor 1989 dhe arriti të ik. “Edhe unë kam ikur nëpër Serbi, jam larguar nga stacioni i Policisë në…

Lajme

24/07/2024 19:43

Naser Shatri është burri nga Istogu i cili ka një histori të ngjashme me Faton Hajrizin, tashmë të ndjerin i cili u vra nga policia serbe.

Ai tregon se ka plagosur një inspektor serb me 3 tetor 1989 dhe arriti të ik.

“Edhe unë kam ikur nëpër Serbi, jam larguar nga stacioni i Policisë në Istog dhe pas 5 minutave kanë ardh helikopter dhe i tërë aparati serb kanë ardhur në ndjekjen time”, ka thënë Shatri për lajmi.net.

Ai ka treguar se natën e parë ishte strehuar te një kushëri i tij në bjeshkë deri sa mes tjerash thotë se temperaturat kanë qenë shumë të ulëta e kjo do të mund të kishte qenë fatale për të.

Shatri tregon se gjatë arratisjes së tij është ndaluar dy herë nga Policia por edhe pse kërkohej nga mijëra polic serb nuk u arrestua dot.

Kur u pyet nëse kishte frikë, Naser Shatri tha se nuk e din çka është ajo.

“Ata kishin mujt me më kap vetëm të vdekur”, tha Shatri.

Video: