Gazetarja e RTK-së: Distancohem nga lajmi i mbrëmshëm – Në RTK gjithmonë ka vend për zëra të ndryshëm

Gazetarja e Radio Televizionit Publik të Kosovës, Fitore Rexhepi ka reaguar pas lajmit që është publikuar mbrëmë në lajmet qendrore të RTK-së dhe sulmon drejtpërdrejtë mediat. Ajo ka thënë se pavarësisht që është gazetare e RTK-së ka në pyetjet e saj ka gjithmonë parasysh interesat e çdo qytetari që paguan taksat për këtë televizioni. “Distancohem…

Lajme

23/07/2024 13:41

Gazetarja e Radio Televizionit Publik të Kosovës, Fitore Rexhepi ka reaguar pas lajmit që është publikuar mbrëmë në lajmet qendrore të RTK-së dhe sulmon drejtpërdrejtë mediat.

Ajo ka thënë se pavarësisht që është gazetare e RTK-së ka në pyetjet e saj ka gjithmonë parasysh interesat e çdo qytetari që paguan taksat për këtë televizioni.

“Distancohem nga lajmi i mbrëmshëm, por ky reagim publik nuk është një akt guximi – në RTK gjithmonë ka vend për zëra të ndryshëm. Shpresoj që këta zëra të dëgjohen edhe në mediat e tjera, në mënyrë që të triumfojë demokracia dhe liria e secilit gazetar, qoftë nga politika apo nga grupet e tjera të interesit!”, ka shkruar Rexhepi.